Politike

‘S’jam këtu për të dhënë mesazhe…’/ Ambasadorja e OSBE JEP LAJMIN: Nesër në 15:00 japim verdiktin për zgjedhjet!

25 Prill 2021, 08:50 Nga DOSJA
‘S’jam këtu për të dhënë

TIRANË– Ambasadorja e OSBE në Shqipëri, Ursula Garcek është shprehur se misioni që ajo përfaqëson do të japë verdiktin final për zgjedhjet e somte parlamentare. Në fjalën e saj, Garcek tha se kishte mbërritur në Shqipëri që prej datës 17 mars dhe po ndiqte nga afër çdo zhvillim. 


“S’jam këtu për të dhënë mesazhe, misioni që përfaqësoj për fushatën. Jam “koka” e misionit të ODHIR. Kam ardhur në Shqipëri që më 17 mars. Sigurisht që vëmendja i dedikohet zgjedhjeve por për ne ka qenë e rëndësishme që të shohim edhe fushatën. Sot do të vizitoj një numër të vogël QV, por kolegët e mi janë të shpërndarë në 12 qarqet e Shqipërisë. Të gjithë më pyesin si po shkon, por po iu zhgënjej se ende po mbledhim informacion që të dalim në një përfundim. Përgjigjia e pyetjeve tuaja do të dalë nesër. Iu ftoj në konferencë për shtyp në orën 15:00,”-tha në fjalën e saj ambasadorja.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 ursula garcek zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 ursula garcek zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll