Politike

Aktivistja e PD në Divjakë u rrah brutalisht, REAGON Meta: I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunë

24 Prill 2021, 11:44 Nga DOSJA
Aktivistja e PD në Divjakë u rrah brutalisht, REAGON Meta: I bëj

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj Elsa Bitës, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nga ku na nxjerrë edhe dëshminë e aktivistes, Meta bën thirrje urgjente që SPAK dhe Prokurorisë të nisë hetimet. 

Ngjarja u raportua paraditen e sotme ku Elsa Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë është rrahur për shkak të denoncimeve kundër PS. Fillimisht ajo denoncoi se është dhunuar nga vëllai i kryebashkiakut të qytetit, Fredi Kokoneshi, ndërsa në një version të dytë, ajo tha se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu.

Sipas denoncimit, shefi i policisë i ka thyer krahun të resë, e cila ndodhet në spital. Ajo thotë se u dhunua pasi filmoi edhe administratën  duke marrë pjesë në disa takime elektorale.

(kle.mu./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike altin shehu dhunohet elsa bita elsa bita ilir meta altin shehu dhunohet elsa bita elsa bita ilir meta

Sondazh

Poll