Politike

Meta UDHËZON votuesit e opozitës: Mos mbani para në xhep, mund t’ju akuzojnë për blerje votash

24 Prill 2021, 10:31 Nga DOSJA
Meta UDHËZON votuesit e opozitës: Mos mbani para në xhep, mund

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së të mos mbajnë para nëpër xhepa në mënyrë që të mos akuzohen sipas tij për blerje votash.

“I bëj thirrje të gjithë simpatizantëve dhe votuesve të opozitës të mos mbajnë asnjë lek të vjetër një xhep se do t’i ndalojnë e do të thonë se u gjetëm lek në xhep dhe donin të blinin vota. Ndërsa për ata të Shkodrës e të Pukës që i kapi polici me kamera që blinin vota për palën tjetër, u mbyll dosja atje. Kështu që këto janë gjëra të vogla. Tani përgjegjësia për çdo ngjarje që ndodh bie mbi komisionerët, prokurorët, policinë. Ne nesër duhet të shkëlqejmë përpara botës si një popull që di ta vlerësojë votën e tij. Vetëm një pjesëmarrje masive dhe imazh paqësor do të bëjë të mundur që miqtë tanë të thonë Shqipëria eci përpara për të çelur negociata”, tha Meta.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll