Bota

Putin “i hutuar”, Macron e Morrison “pa zë”, pamjet që tregojnë situatat me të cilat u përballen liderët politikë

23 Prill 2021, 12:31 Nga DOSJA
Putin “i hutuar”, Macron e Morrison “pa zë”, pamjet

SHBA– Një seri problemesh teknike në samitin amerikan të klimës ndërprenë një fjalim të presidentit francez Emmanuel Macron, e lanë presidentin rus Vladimir Putin të hutuar ndërsa kryeministri australian Scott Morrison “mbeti pa zë”.

Sipas NYT, Macron ishte vetëm disa minuta në një fjalim në lidhje me urgjencën e veprimit të klimës kur Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken e ndërpreu dhe tha “Faleminderit shumë z. President, unë tani ia jap fjalën presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin”.

Macron duket se nuk e dëgjoi këtë dhe vazhdoi të fliste ndërsa kamera kalonte në dhomën e takimeve në Uashington ku presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i dërguari i SHBA-së për klimën John Kerry dhe Blinken po shikonin Putinin në një ekran të madh ndërsa Macron, që nuk dukej në ekran, vazhdon të flasë.

Pastaj zëri ndërpritet ndërsa Putini duket në mëdyshje duke u konsultuar me një ndihmës pas tij ndërsa ai pret që të aktivizohet mikrofoni i tij.

Ndërkohë më vonë, Morrison filloi t’i drejtohet samitit duke mos kuptuar se ishte “pa zë” në lidhjen e tij përmes videos.

Biden ftoi 40 udhëheqës botërorë për të diskutuar masa të reja për të forcuar zotimet që ata bënë për të ulur emetimet sipas marrëveshjes së klimës së Parisit.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antony blinken emmanuel macron scott morrison vladimir putin antony blinken emmanuel macron scott morrison vladimir putin

Sondazh

Poll