Vuçiç: As që më bie në mend të flas për luftë dhe me ata që bëjnë thirrje të tilla
22 Prill 2021, 10:55Nga DOSJA
SERBI– Serbia dëshiron raporte partneriteti dhe miqësie me Bosnje dhe Hercegovinën dhe entitetin e republikës serbe, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë një vizitë në Banja Llukë.
“As që më bie në mend të flasim për luftë dhe me ata që bëjnë thirrje të tilla”,- tha Vuçiç.
Sipas Express, këto deklarata ai i dha pasi komentoi deklaratat e disa politikanëve në Bosnje se nuk ekziston asnjë mundësi për një ndarje paqësore midis entiteteve të Bosnje dhe Hercegovinës, pas informacioneve se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, të ashtuquajturën “non-paper”, ku thuhet se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.
Pas takimit me zyrtarë të entitetit serb të Bosnjës, Vuçiç tha se me “kujdes ka dëgjuar mendimet e tyre për situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë”.
“Për ne është e rëndësishme të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe të zhvillojnë ekonominë”, tha ai.
Më pak se tre muaj para fillimit të presidencës gjashtëmujore sllovene të Bashkimit Evropian, në media u shfaqën pretendimet lidhur me propozimin e supozuar të Janshës për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon.
Sipas përmbajtjes së publikuar, bëhet fjalë për ricaktimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe parashikohet mundësia e shkëputjes së entitetit të Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, si dhe bashkimi i një pjese të Bosnje e Hercegovinës, pra, Hercegovinës perëndimore me Kroacinë.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GJENEVË– Iniciativa globale e ndarjes së vaksinave Covax deri më tani ka dorëzuar rreth një në pesë nga dozat e Oxford/AstraZeneca që vlerësohet se do të m...
SPANJË -Ka nisur gjyqi i ngjarjes së tmerrshme e cila ndodhi në vitin 2019 në Spanjë ku Alberto Sánchez Gómez 26-vjeç në atë kohë u arrestua pasi ak...
Bota22 Prill 2021, 10:22
BRITANI– Kryeministri britanik, Boris Johnson sfidoi lutjet e zyrtarëve për të ndryshuar numrin e tij të telefonit për të ndaluar një valë lobimi në celul...
KOSOVË– Pavarësisht se organizata “Europa Nostra” e ka futur në listën e shtatë monumenteve të rrezikuara në Evropë, Misioni i KFOR-it në Kosovë thot...
NEW YORK– Warchyld ështe reperi emri i lindjes së të cilit është Chris Stoney i cili e pësoi pasi doli në mes të Neë York-ut me një makinë fuoristradë n...
GJERMANI– Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i dha sot dritën jeshile qeverisë për të mbështetur fondin e rimëkëmbjes COVID-19 të Bashkimit Europian, që ka caktua...
KOSOVË– Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë është ulur gati dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës.Në mbledhjen e sotme, qeveria Kurti ka marr...
SHBA- Jonathan Frostick, i cili bën punë të teknologjisë së informacionit për firmën e shërbimeve financiare HSBC, shkroi në LinkedIn se mendimi i tij i parë nd...
MAL I ZI-Policia e Malit të Zi ka arrestuar në qytetin bregdetar të Kotorrit Sllobodan Kashçelan, kreun e dyshuar të një bande kriminale e cila ka përhap...