Art&Argëtim

Mariza Ikonomi flet për Covidin: E kalova pa kuptuar por ka qënë një periudhë e vështirë

22 Prill 2021, 11:14 Nga DOSJA
Mariza Ikonomi flet për Covidin: E kalova pa kuptuar por ka qënë

TIRANË– Mariza Ikonomi, emri që qëndron  pas shumë këngëve të vjetra dhe të dashura për të gjithë publikun ka qënë sot në studion e ‘Abc së mëngjesit’ për të folur për këngën  e re që ka publikuar në datë 31 dhjetor.

Këngëtarja është shprehur se projekti i saj më i ri muzikor me titull “Dua të jetoj” përcjell mesazhin e shpresës në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë.

“E kam publikuar më 31 dhjetor. Unë desha ta publikoja më 25 dhjetor për Krishtlindje dhe siç pata thënë kisha vendosur të mos bëja më balada. Po nga kjo periudhë e vështirë që po kalojmë, e ndjeva që ajo këngë duhet të publikohej se duhet të përcillej ai mesazhi që mbart. Pasi ka gjithmonë shpresë për të gjithë ata që duan të shohin të mirën, të gjejnë shërim”, tha ajo.

E pyetur nëse e ka kaluar Covidin, Mariza u shpreh që as e kishte ndjerë dhe pse e ka kaluar.

“Covidin e kalova. Të them të drejtën nuk e kam kuptuar. Isha mirë, më la ca pasoja po jam mirë mos të qahemi”, tha këngëtarja.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz kalon covidin mariza ikonomi kalon covidin mariza ikonomi

Sondazh

Poll