Art&Argëtim

I infektuar me Covid, Monika Lubonja flet për gjendjen e Guljeljm Radojas: Aktorët kanë ngelur të varfër

21 Prill 2021, 18:46 Nga DOSJA
I infektuar me Covid, Monika Lubonja flet për gjendjen e Guljeljm Radojas:

TIRANË- Aktorja Monika Lubonja ka folur për gjendjen shëndetësore të aktorit të infektuar me Covid, Guljeljm Radojas. E ftuar në emisionin “Rudina”, Lubonja ka thënë shëndeti i tij është përmirësuar dhe ka dalë nga intubimi ditën e djeshme. Ajo gjithashtu ka thënë se shteti duhet që të që të bëjë më shumë për artistët, pasi ata janë shumë keq nga gjendja ekonomike

Rudina Magjistari: Çfarë mund të themi për lajmet më të fundit përsa i përket gjendjes së tij shëndetësore?

Monika Lubonja: Këta aktorë kanë ngelur të varfër dhe mendoj që kemi kaq pak aktorë, na kanë ngelur aq pak kolosë të atyre viteve sa mendoj që duhet t’i bëjmë një thirrje shtetit që të nxjerrë ca paketa për këta aktorë, sepse po t’i numërojmë me gishtat e dorës, nuk bëhen dot as 10. Le të krijohet një paketë për ta. Mesa di unë ai nuk ka asnjë pension të veçantë, janë disa gjëra që neve nuk duhet të na humbasin në vëmendje. Jo vetëm ne artistëve, por edhe duke ngritur këtu zërin me juve. Duhet patjetër Ministria e Kulturës, duhet të jenë drejtorët ata që t’i çojnë dhe t’i ngrejnë sa më shumë këta pak aktorë, thesarë që kemi.

Rudina Magjistari: Dua të di pak më tepër për situatën, vazhdon ende të jetë i shtruar në spital?

Monika Lubonja: Vazhdon të jetë ende i shtruar në spital sa mora vesh, më thotë edhe Mimoza një aktore e Durrësit që i kanë vajtur disa mjekë në spitalin e Durrësit, nuk ka pranuar, do të rrijë të kurohet pranë mjekëve të spitalit të Durrësit, nuk dëshiron të lëvizë në Tiranë. Gjendja është kthyer në një normalitet, dje kanë provuar t’i heqni intubimin dhe thonë që deri tani trupi ka reaguar mirë. Ky është lajmi i fundit deri më sot, në këto momente. Shpresa e tyre thonë që ne Guljelmin dum ta shohim me atë biçikletën që udhëtonte.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz guljeljm radojas monika lubonja rudina guljeljm radojas monika lubonja rudina

Sondazh

Poll