Art&Argëtim

Rrëfehet aktorja Helli Berry: Ndihesha inferiore për shkak të ngjyrës sime të lëkurës

22 Prill 2021, 10:28 Nga DOSJA
Rrëfehet aktorja Helli Berry: Ndihesha inferiore për shkak të

SHBA-Harry Berry është fituese e shumë çmimeve Oscar dhe një nga aktoret më të paguara sot në Hollywood.

Fillimet s’kanë qënë të lehta për aktoren e parë afro-amerikane që ka fituar Statujën e Artë për Aktoren më të Mirë në historinë e çmimeve në vitin 2002.

“Nuk kishte shumë gra të zeza në botën e artit me të cilat unë mund të merrja si model,” tha ajo. “Kështu që, unë i kalova vitet e para dhe adoleshencën time, duke luftuar me veten dhe aftësine time personale për t’u ndier i sigurt”. Ajo vazhdoi:

“Isha në një shkollë të mesme me shumë pak fëmijë me ngjyrë. Ndihesha shumë inferiore. Mendova se nuk përshtatesha me mjedisin e shkollës. Nuk kisha imazhe të njerëzve të suksesshëm të cilëve mund ti referohesha. Për fat të mirë, ishte një mësues që më ndihmoi dhe e falënderoj ”.

Ajo vazhdoi më tej:

“Ishte atëherë që fillova të kërkoj njerëz me të cilët mund t’iu referohesha, si Dihan Carroll, Diana Ross dhe më pas Whitney Houston.”

Berry u diplomua me rezultate shumë të larta. Në vitet 1980 ajo mori pjesë në disa konkurse bukurie, duke fituar titullin Miss Teen All American në 1985 dhe Miss Ohio USA në 1986. Ajo përfundimisht u bë Miss USA në 1986.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz helli berry ndihesha inferiore ngjyra e lekures helli berry ndihesha inferiore ngjyra e lekures

Sondazh

Poll