Art&Argëtim

Rrëfehet Angelina Jolie: Nuk jam dot një mama tradicionale

21 Prill 2021, 11:14 Nga DOSJA

SHBA-Edhe pse kanë kaluar 5 bite nga divorci i Brad Pitt dhe Angelina Jolie duket se ende ka lënë gjurmë në jetën e aktores. Ajo shpesh është shprehur se si ka ndikuar ai në karrierën e saj.

E dua regjizurën, por çështjet familjare ma kanë bërë të pamundur angazhimin në regjizurë. Unë kisha nevojë të bëja punë të vogla në kohë të limituar dhe të isha më shumë në shtëpi, kështu që u ktheva përsëri duke bërë disa punë aktrimi.”- është shprehur Jolie.

Ajo dhe Brad ndajnë kujdestarinë e pesë nga gjashtë fëmijët e tyre, Pax , Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox , ndërsa djali i tyre i madh, Maddox , tani është 18 vjeç.

Gjatë qëndrimit në shtëpi me fëmijët prej karantinës e pyetur nga britanikja “Vogue” ajo ëhshtë shprehur:

“Epo, unë nuk jam e bërë për atë familjen e qetë dhe normale. Edhe pse doja të kisha shumë fëmijë dhe të isha nënë, gjithnjë e imagjinoja veten si Jane Goodall, duke udhëtuar në mes të xhunglës. Nuk e imagjinoja në atë kuptim të vërtetë, tradicional të qënurin nënë.”

Aktorja 45-vjeçare kohët e fundit pranoi për britaniken “Vogue” se sa jotradiconale është jeta e saj familjare.

“Ndjehem sikur më mungojnë të gjitha aftësitë për të qenë një nënë tradicionale e qëndrimit në shtëpi,” vazhdoi ajo. “Unë po e menaxhoj sepse fëmijët janë mjaft elastikë dhe ata po më ndihmojnë, por unë nuk jam aspak e mirë në qëndrimin mbyllur”.

(o.l./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz angelina jolie mama jo konvencionale angelina jolie mama jo konvencionale

Sondazh

Poll