Bota

E rëndë në Itali/ I mituri shqiptar sulmon me thikë 21-vjeçarin, shkak bëhet sherri për një femër

22 Prill 2021, 07:06 Nga DOSJA
E rëndë në Itali/ I mituri shqiptar sulmon me thikë

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një i mitur shqiptar ka sulmuar 21 vjeçarin Michele Dal Forno.

Kjo nuk është hera e parë që i mituri është përfshirë në incidente të tilla pasi sipas policisë ai është raporturuar dhe në dy raste të tjera sulmi me thikë.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur por sipas mediave italiane ai është arrestuar dhe ndodhet në burgun për të mitur në Treviso.

E gjithë ngjarja nisi teksa Del Forno pa një vajzë e cila po grindej me dy të mitur, ai është afruar duke e pyetur vajzën nëse kishte nevojë për ndihmë, e cila fillimisht i tha se ishte gjithçka në rregull por më pas i kishte thënë se kishte frikë nga djemtë. Në ato momente një nga dy djemtë, i mituri shqiptar i është drejtuar Micheles duke e goditur me mjet prerës dhe duke e plagosur rëndë në fytyrë. Më pas vet 21 vjeçari ka lajmëruar ambulancën dhe ka shkuar në spital.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne itali michele dal forno arrestohet shqiptari ne itali michele dal forno

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2021, 15:44

SHBA– Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të martën se vërshimi i emigrantëve në kufirin me Meksikën mund të shkatërrojë vendin.Në intervi...