Bota

Artisti belg krijon një maskë mbrojtëse anti-Covid në formë oazi portativ: ky izolim u bë një mënyrë shumë efikase pë

21 Prill 2021, 11:13 Nga DOSJA
Artisti belg krijon një maskë mbrojtëse anti-Covid në

BELGJIKË -Një artist belg me emrin Alian Verschueren, ka krijuar një maskë mbrojtëse kundër Covid ndryshe nga maskat që kemi parë deri tani që ai e quan “portable oasis”.

Maska ka formën e një oazi portativ që duket si mini-serë me bimë aromatike dhe ai e vendos mbi shpatullat e tij duke mbuluar tërësisht kokën.

Artisti belg 61-vjeçar e zhvilloi këtë ide rreth 15 vite më parë i frymëzuar nga oazet në Tunizi, por e vuri në funksion tani pasi maskat janë të detyrueshme në vend sipas mediave.

“Kur për herë të parë krijova këto oaze portative, kishte të bënte me krijimin e një flluske, në të cilën mund të mbyllesha për të ndarë veten në një botë shumë e zhurmshme ose me erë të keqe. Ky izolim u bë një mënyrë shumë efikase për t’u lidhur me të tjerët.”-tha Verscheuren.

Verschueren thotë se ai ka astmë dhe e gjen frymëmarrjen brenda kontracepcionit të tij më të rehatshëm sesa të veshë një maskë fytyre. Gjithashtu tha se shpresonte të inkurajonte njerëzit që të kujdeseshin më mirë për mjedisin, për të zvogëluar nevojën për të mbrojtur veten nga ndotja e ajrit dhe zhurmës.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll