Bota

Gati ligji në Itali/ Burg nëse përdorni pasaportë të rreme vaksinimi të cilat do të jenë të vlefshme për udhëtim

21 Prill 2021, 11:08 Nga DOSJA
Gati ligji në Itali/ Burg nëse përdorni pasaportë të

ITALI– Njerëzit mund të përballen me burg për përdorimin e pasaportave të rreme të vaksinimit të koronavirusit nën masa të reja që do shpallen nga qeveria italiane ndërsa po punon për të lehtësuar vendin nga bllokimi.

Ministrat do takohen sot për të aprovuar një dekret që do të përfshijë kërkesën për një të ashtuquajtur dokument “green pass” që do të lejojë njerëzit që janë të vaksinuar kundër Covid-19 ose që kanë kaluar virusin të udhëtojnë lirshëm brenda Italisë dhe të shkojnë jashtë vendit. Të tjerët gjithashtu do të jenë në gjendje të udhëtojnë për sa kohë që kanë një dokument që dëshmon se ata kanë rezultuar negativ për virusin brenda 48 orëve nga data e nisjes së tyre.

Sipas Guardian, Italia pritet të fillojë lehtësimin e kufizimeve të bllokimit nga 26 Prilli, me kthimin e zonave “të verdha” ose “të bardha”. 20 rajonet e vendit kanë qenë në kategoritë më të ashpra të zonës portokalli ose të kuqe që nga mesi i marsit. Sipas masave të reja, kinematë dhe teatrot do të hapen në rajone të kategorizuara në zona më të buta, ndërsa baret dhe restorantet mund t’u shërbejnë klientëve në tryezat e jashtme. Pishinat e hapura të notit do të jenë në gjendje të hapen nga 15 maj dhe disa palestra nga 1 qershori.

Italia regjistroi 12,074 raste të reja me koronavirus të Martën dhe 390 vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 117,633. Pranimet në spital dhe kujdesi intensiv kanë qenë gradualisht në rënie.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali vaksinimi ne itali koronavirusi ne itali vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2021, 09:15

TURQI– Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Tsavousoglou, ka folur rreth takimit të para disa ditëve me homologun e tij grek, Nikos Dendias.I f...