Bota

Policia qëllon me armë duke lënë të vdekur një 16-vjeçare në Ohio, Ma’Khia Bryant po sulmonte me thike dy adoleshentë

21 Prill 2021, 10:43 Nga DOSJA
Policia qëllon me armë duke lënë të vdekur një

OHIO– Policia ka qëlluar me armë një 16-vjeçare në Ohio duke e lënë të vdekur pasi ajo po bënte përpjekje për të sulmuar me thikë dy persona të tjerë.

Agjentët e sigurisë kishin kamera në trup dhe arritën të filmonin të gjithë ngjarjen. Kryebashkiaku premtoi se do të bëne buplik çdo detaj dhe i bën thirrje qytetarëve të rrinë të qetë dhe të lënë hetuesit të bëjnë punën e tyre.

Ma’Khia Bryant, adoleshentja që mbeti viktimë jetonte në një shtëpi sociale dhe ishte e përfshirë në një zenkë me një adoleshent tjetë. Sipas mediave në video duket 19-vjeçarja me një thikë në dorë e cila tenton të godasë dy persona të tjerë. Për të parandaluar sulmin polici ka qëlluar me armë katër herë duke plagosur adoleshenten e cila më pas është marrë nga ambulance dhe ka ndërruar jetë.

Shefi i Përkohshëm i Policisë së Columbus Michael Woods tha se oficerët janë të autorizuar të përdorin forcë vdekjeprurëse për të mbrojtur veten ose një palë të tretë. Ai tha se hetimi ende duhet të përfundojë për të përcaktuar nëse veprimet e oficerëve ishin të justifikuara.

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë qytetin menjëherë pas publikimit të lajmit. Ngjarja krahasohet me vrasjen e George Floyd pasi çdo gjë ndodhi vetëm pak minuta pasi të merrej vendimi i gjyqit te Derek Chauvin.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ma’khia bryant ohio polici vret 16-vjeçaren ne ohio ma’khia bryant ohio polici vret 16-vjeçaren ne ohio

Sondazh

Poll

Bota 21 Prill 2021, 09:15

TURQI– Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Tsavousoglou, ka folur rreth takimit të para disa ditëve me homologun e tij grek, Nikos Dendias.I f...