Bota

U shpall fajtor pë vrasjen e George Floyd, zbulohet çfarë kishte shkruar Chauvin në dorë gjatë seancës së gjyqit

21 Prill 2021, 08:54 Nga DOSJA
U shpall fajtor pë vrasjen e George Floyd, zbulohet çfarë

SHBA– Derek Chauvin, ish-oficer në policinë e Minneapolis në SHBA, është dënuar me 40 vite burg, pasi u shpall fajtor për vdekjen e George Floyd.

Sipas NYP, 45-vjeçari Chauvin, u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurisë për të mësuar vendimin e jurisë.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen dhe u fiksua nga kamerat ishte një shënim që ai kishte mbi dorën e tij të majtë. Në të ai kishte shkruar numrin e avokatit të tij, Eric Nelson.

Chauvin si një ish-oficer policie e njeh mirë proçedurën gjatë një seance gjyqësore dhe e dinte se nëse do të dënohej do të kishte të drejtën e një telefonate.

Nelson tha se Chauvin druhej që të shkruante nr në një copë letër pasi mund t’ja merrnin kështu që e shkroi atë në dorë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota derek chauvin eric nelson vrasja e george floyd derek chauvin eric nelson vrasja e george floyd

Sondazh

Poll