Aktualitet

Sulmi i prokurorisë mbi Lapsi.al/ Lubonja: Skandal! Të hetohet Prokuroria, nuk kap patronazhistët

20 Prill 2021, 12:30 Nga DOSJA
Sulmi i prokurorisë mbi Lapsi.al/ Lubonja: Skandal! Të hetohet

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja ka folur për përdorimin e të dhënave personale, duke e cilësuar atë si një skandal. Teksa ishte i ftuar në ‘News24’, Lubonja tha se Prokuroria po “godet” gazetarinë që nxori skandalin dhe jo PS-në.

Për të dhënat personale që është një skandal, Prokuroria shkon te dera e lapsit dhe nuk kap patronazhistët, në lidhje me skandalin e të dhënave. Provat janë aty. Të hetojë Prokuroria. Në vend se Prokuroria të hetojë patronazhistët, i hyn gazetarisë. Si mos presësh në këto kushte, të mos ketë tension”, -u shpreh Lubonja që foli edhe për krijimin e partive të reja.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale fatos lubonja investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll