Politike

‘Do kemi çdo 2-3 orë konferencë’/ Meta bën paralajmërimin: Ua thashë, po s’doni të më besoni…se është çmendur

19 Prill 2021, 11:27 Nga DOSJA
‘Do kemi çdo 2-3 orë konferencë’/ Meta bën

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka premtuar se deri në daljen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, do të dalë edhe çdo orë në konferencë për shtyp për të denoncuar me fakte fenomene të dënueshme. Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se kërkonte hetimin e plotë të skandalit të të dhënave personale, duke shtuar se do të tronditej mbarë bota kur ta mësonte. 


PJESË NGA BISEDA: 

Meta: Do të kemi konferenca shtypi çdo 2-3 orë. Për fakte dhe jo për fjalët. Mbrëmë u zbulua patronazhisti i kryeministrit, ju nuk doni ta besoni. Se është çmendur Ilir Meta. Vendi ynë i ka të gjitha. Është Zvicër me det. 10 mijë të punësuar të rinj. Të dashur biznesmenë sa prej jush kanë humbur vendin e punës në një vit, pa frikë 100 mijë. Shumica e tyre janë fuksat, që të na spiunojnë por duhet dhe t’i mbajmë me rrogë.

Keni ditë që paralajmëroni maxhorancën, PS e ka çuar votën 500 euro? Edi Rama u thotë patronazhistëve punën tuaj… Si do i mbroni zgjedhjet?

Meta: Se kuptoj se nuk keni besim të presidenti. Mbi 90 mandate opozita. Ti do më thuash mua sa është… Unë u dal borxhit të gjithëve. Kërcënon njerëzit me vaksina, kur duhet që t’i kishte siguruar me kohë. Do thotë që s’ka për të dalë as dielli, edhe me këtë do t’ju kërcënojë. Mund të kemi çdo 2-3 orë konferencë. Do tronditet Europa kur ta marrë vesh. Edhe bota. Do të keni gjëra konkrete. Unë nuk iu zhgënjej. Nuk bëhet beteja as për Edin, as për Ilirin.

Lajmi kryesor: Meta: Opozita merr mbi 90 mandate, por të mos bëjë pazare! Prokuroria të hetojë skandalin dhe të marrë në pyetje patronazhistët, Evropa do të shokohet nga provat e mia (Kulisat e tërmetit-Mesazhet)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 19 Prill 2021, 11:03

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që ta ndjekin vetë në rrjetet e tij sociale. Në një konferencë për shtyp, Meta ka shtuar se ...