Sulmi në Teksas/ Identifikohet autori i cili shkaktoi 3 viktima, ish-detektivi ishte akuzuar për ngacmim seksual
19 Prill 2021, 08:19Nga DOSJA
SHBA– Një sulm tronditi Teksasin ditën e djeshme ku 3 persona mbetën të vdekur pranë një qendre tregtare.
Sipas mediave amerikane, autoritetet federale kanë identifikuar autorin, Stephen Broderick, një ish-detektiv në kontenë e Travis.
Autoritetet thanë se të shtënat u raportuan pak para mesditës në një kompleks apartamentesh, dhe automjetet e policisë, njësitë taktike dhe ekipet SWAT u grumbulluan në parkimin e një kompleksi aty pranë tregtare.
“Padyshim që kjo është një tragjedi. Ne kemi njerëz që kanë humbur jetën këtu. Ne do të bëjmë më të mirën tonë … që ta arrestojmë këtë person.”– tha Shefi i Përkohshëm i Policisë Joe Chacon.
Chacon tha se të shtënat duket se buronin nga një mosmarrëveshje e brendshme. Ai identifikoi të dyshuarin si Stephen Nicholas Broderick dhe vuri në dukje se ai mund të ishte i armatosur dhe i rrezikshëm. Informacioni paraprak tregoi që Broderick i njihte viktimat, dy gra dhe një burrë dhe se viktimat ishin në shënjestër.
Të dhënat tregojnë se Broderick, një ish-detektiv i zyrës së sherifit në Travis County, po përballet me akuza për sulm seksual ndaj një fëmije. Broderick u regjistrua në burg në qershor dhe kaloi 16 ditë pas hekurave para se të vendosej në liri me kusht, i cili ishte caktuar në 50,000 dollarë.
Broderick, një detektiv i krimeve të pronës, dha dorëheqjen pas arrestimit të tij, sipas zëdhënësit të Sherifit të Qarkut Travis, Kristen Dark. Të dhënat e gjykatës dhe ato publike tregojnë se gruaja e Broderick kërkoi një urdhër mbrojtës dhe e divorcoi atë menjëherë pas arrestimit.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
MAQEDONIA E VERIUT– Pasditen e sotme priten të mbërrijnë 10 mijë vaksina Phizer në Maqedoninë e Veriut, dhe i njëjti numër pritet të arrijë më 26 prill.Vaksinat...
BALLKANI PERËNDIMOR– Ka mungesë vaksinash, sistemet shëndetësore që lëngojnë janë të mbingarkuara, të dhënat ekonomike janë të këqija për shkak të pa...
SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord mbi nevojën për zotime më të forta për të luftuar ndryshimet klimatike, përpara një raundi të ri të bisedim...
RUSI– Në Rusi, Agjencia Shtetërore e Lajmeve RIA njoftoi se autoritetet po dëbojnë nga vendi 20 diplomatë çekë, të cilët i kanë urdhëruar të largohen der...
SHBA– Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, Antony Fauci të Dielën parashikoi që rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së do t’i japin fund pauzës s...
SHBA-Dy avionë pasagjerësh organizuan një garë gjatë kohës kur ishin duke zbritur në pistën e aeroportit të San Franciskos.Kompanitë ajrore të ‘United Ailines’ ...
SHBA e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja, po të vdesë në burg kundërshtari i burgosur i Kremlinit, Navalny. Qeverisë së Moskës i është thënë se ajo që po ndodh me...
TAJVAN-Dy tërmete të fuqishme goditën Tajvanain Lindor mbrëmjen e djeshme me madhësi 5.8 dhe 6.2 ballë. Instituti meterologjik i ishullit nuk ka raportuar akoma...
TURQI– Ministri turk Suleyman Soylu publikoi një video në Twitter për të cilën pretendon se është provë sesi forcat greke të sigurisë po përpiqen t’u vënë flakë...