Bota

Mbërrijnë sot dhjetë mijë vaksina Pfizer në Maqedoninë e Veriut, procesi i vaksinimit ecë me hapa të ngadaltë

19 Prill 2021, 08:01 Nga DOSJA
Mbërrijnë sot dhjetë mijë vaksina Pfizer në

MAQEDONIA E VERIUT– Pasditen e sotme priten të mbërrijnë 10 mijë vaksina Phizer në Maqedoninë e Veriut, dhe i njëjti numër pritet të arrijë më 26 prill.

Vaksinat sot me aeroplan do të mbërrijnë në Sofje, ndërsa pasdite ato do të mbërrijnë në Shkup me transport të veçantë.

Sipas mediave vendase, këtë e paralajmëroi vetë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Që kur filluan vaksinimet në fillim të prillit, vetëm 26.000 nga zyrtarisht thuajse dy milionë banorë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronas, ndonëse tashmë janë regjistruar në internet 150.000 vetë për t’u vaksinuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup, megjithatë, 200.000 doza vaksine do të dorëzohen nga Kina deri në fund të muajit.

Fakti që vaksinat kineze kundër Covid-19 mund të ofrojnë pak mbrojtje, nuk komentohet. Pas numrit rekord të më shumë se 1500 infektimeve të reja në ditë me Covid-19 dy javë më parë, shifrat në Maqedoninë e Veriut tani po bien. Sidoqoftë, ky vend kohët e fundit regjistroi rreth 950 raste të reja me korona dhe 33 vdekje.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni biontech/pfizer vaksinimi ne maqedoni venko filipçe biontech/pfizer vaksinimi ne maqedoni venko filipçe

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2021, 07:33

SHBA-Kinë, angazhime më të forta mbi klimën

SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord mbi nevojën për zotime më të forta për të luftuar ndryshimet klimatike, përpara një raundi të ri të bisedim...

Bota 19 Prill 2021, 06:58

SHBA kërcënon me pasoja po të vdesë Navalny

SHBA e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja, po të vdesë në burg kundërshtari i burgosur i Kremlinit, Navalny. Qeverisë së Moskës i është thënë se ajo që po ndodh me...