Bota

Ndodh në SHBA! Dy avionë sfidojnë njëri-tjetrin në garë, kapiteni lajmëron pasagjerët: Po na sfidojnë, vendosni rripat

19 Prill 2021, 07:12 Nga DOSJA
Ndodh në SHBA! Dy avionë sfidojnë njëri-tjetrin në

SHBA-Dy avionë pasagjerësh organizuan një garë gjatë kohës kur ishin duke zbritur në pistën e aeroportit të San Franciskos.

Kompanitë ajrore të ‘United Ailines’ dhe ‘American Airlines’ fluturuan paralelisht kur iu afruan aeroportit ndërkohë që pasagjerët filmuan ngjarjen. Kapiteni i avionit i ka njoftuar pasagjerët me anë të një regjistrimi zanor që të vendosin rripat e sigurimit në mënyrë që të sfidojnë në garë avionin tjetër.

“Zonja dhe zotërinj, ky është kapiteni juaj që flet. Nëse shikoni në anën e djathtë nga avioni, do të vini re se Fluturimi 198 na sfidon në një garë. Lidhni rripin e sigurimit, sepse kjo punë po bëhet e vërtetë.”– tha ai.

Në momentin që dy avionët prekin tokën, janë në pista paralele jo më larg se 220 metra. Si përfundim avioni i American Airlines zbriti i pari duke lënë pak sekonda pas atë të United Arab.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota american airlines arab airline gare avionesh american airlines arab airline gare avionesh

Sondazh

Poll

Bota 19 Prill 2021, 06:58

SHBA kërcënon me pasoja po të vdesë Navalny

SHBA e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja, po të vdesë në burg kundërshtari i burgosur i Kremlinit, Navalny. Qeverisë së Moskës i është thënë se ajo që po ndodh me...