Politike

Meta i drejtohet patronazhistëve: Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

18 Prill 2021, 11:57 Nga DOSJA
Meta i drejtohet patronazhistëve: Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi

TIRANË– Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur të gjithë akuzave që kryeministri Edi Rama bëri ndaj tij ditën e sotme. Me një postim në ‘Facebook’, Meta iu drejtohet patronazhistëve duke iu thënë që të mos dëgjojnë kryefuksin pasi regjimi i tyre ka mbaruar. Kreu i shtetit shkruan se Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm.

POSTIMI:

Të dashur “patronazhistë”,Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

Rama tha ditën e sotme se Meta është përfshirë në fushatën elektorale së bashku me Berishën. Ndërsa për patronazhistët u shpreh se janë kudo e se dinë çdo gjë për qytetarët.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll