Art&Argëtim

Taylor Swift lë pas rekordin britanik të “The Beatles”

18 Prill 2021, 12:12 Nga DOSJA
Taylor Swift lë pas rekordin britanik të “The Beatles”

BRITANI– Albumi i titulluar “Fearless (Taylor’ Version)”, u regjistrua pas një grindjeje në lidhje me pronësinë e regjistrimeve të saj master me menaxherin e shquar të talenteve Scooter Braun.

Është albumi i saj i tretë në krye të klasifikimit në vetëm 259 ditë, pas publikimeve të befasishme “Folklore” në korrik dhe “Evermore” në dhjetor dhe ka vendosur një rekord të ri për grumbullimin më të shpejtë të tre këngëve numër një në klasifikim”, tha Kompania e Listave Zyrtare.

Rekordi për periudhën më të shkurtër për të nxjerrë tre albume kryesuese të top-charteve mbahej prej 54 vjetësh nga The Beatles, me këngët “Help!”, “Rubber Soul” dhe “Revolver”.

Sëift është artistja e parë solo që grumbullon tre albume në top list në harkun kohor të një viti.

Albumi origjinal “Fearless” u publikua në vitin 2008, kur Sëift ishte 18-vjeçare dhe yll i muzikës country.

“Fearless (Taylor’s Version)” grumbulloi më shumë se 21 000 shitje në tabelat e kryesimeve për t’u bërë albumi i shtatë britanik numër një. Sëift, gjithashtu, ka kryesuar më parë në renditjen e Listave Zyrtare të Kompanisë me “Red” (2012), “1989” (2014), “Reputation” (2017), “Lover” (2019), “Folklore” (2020) dhe “Evermore” (2020).

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz kalon taylor swift the beatles kalon taylor swift the beatles

Sondazh

Poll