Art&Argëtim

E BUJSHME/ Rozana Radi njofton ndarjen nga i fejuari polic dhe i hedh “grepin” ministrit: Jam single, do e festoj me

17 Prill 2021, 08:05 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Rozana Radi njofton ndarjen nga i fejuari polic dhe i hedh

TIRANË- Rozana Radi është ndarë nga i fejuari i saj, një oficer i Policisë Gjyqësore. Lidhja mes të dyve zgjati për shumë vite, ndërsa tashmë Rozi është sërish single. Kur të gjithë po prisnin dasmën, artistja i ka rrëfyer koleges së saj në Boom, Fiorit se është beqare dhe se pret të dalë për darkë me ministrin Arben Ahmetaj.

“Jam ndarë me të dashurin dhe kam humbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”- shprehet Rozana, ndërsa e pyetur nga Fiori “Si ndodhi?”, ajo vazhdon: “Si rrufe në qiell të hapur. Do ta festojmë ee dhe do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi.”

Artistja ishte prej vitesh në një lidhje dashurie me një efektiv policie. Çifti pritej të martohej pas fejesës në vitin 2018, por mesa duket, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Nuk përjashtohet as mundësia që Rozana, si një aktore të ketë bërë shaka me Fiorin në emision, por deri më tani nuk ka një sqarim të dytë.

(F.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz arben ahmetaj i dashuri i rozana radit rozana radi arben ahmetaj i dashuri i rozana radit rozana radi

Sondazh

Poll