Art&Argëtim

Labinot Rexhepi/ Pandemia, ‘fat në fatkeqësi’ për baballarët

18 Prill 2021, 11:41 Nga DOSJA
Labinot Rexhepi/ Pandemia, ‘fat në fatkeqësi’ për

KOSOVË – Labinot Rexhepi, gjatë pandemisë, ka kuptuar se sa shumë dashuri mund t’iu ofrojnë fëmijët prindërve. Labinoti është baba i dy fëmijëve, Reisit pesë vjeç dhe Reas një vjeçe.

Tetë orë apo dhjetë orë në ditë, çdoherë kemi qenë jashtë shtëpisë edhe nuk e kam vërejtur gjithë dashurinë që dinë fëmijët t’u ofrojnë prindërve”, -thotë Labinoti për Radion Evropa e Lirë.

Punëtori i sektorit të gastronomisë, në kohën përpara COVID-19 qëndronte shumë orë larg shtëpisë. Orët e gjata në punë e lodhja e kishin bërë që të mos e shijonte si duhet prindërimin. Por, gjërat ndryshuan në marsin e vitit 2020. Për Labinotin kjo ishte hera e parë që do qëndronte 24 orë në shtëpi me fëmijën dhe bashkëshorten e tij, Marigonën

Ishte përvoja më e mira e jetës sime, se i ka ra djalit për herë të parë që të qëndrojë me mua. Diku rreth 72 orë, tri net. Para pesë vjetësh, kur ka lind Reisi, gjendja ka qenë normale. Më kujtohet që i kam pasur katër apo pesë ditë pushim, pasi ka lindur Marigona. Nuk ka qenë sikur në herën e dytë.”

Këto tre ditë të qëndrimit me djalin e tij e bën që të reflektojë për kohën që ka humbur pa të, prandaj kur Marigona dhe Rea erdhën në shtëpi, ai u sigurua që do jetë më afër tyre. Nga ai moment filloi edhe ndarja e punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët. Marigona merrej me vajzën e porsalindur, kurse kujdesi për Reisin do ishte komplet nën përkujdesjen e tij.

Mua ky vit më ka bërë më të durueshëm, shumë më me përvojë, sepse përndryshe nuk do e kisha këtë përvojë. Pesë vjet i ka bërë djali edhe se kam pasur këtë përvojë që e kam bërë vetëm për një vit”.

Tani kur sektori i gastronomisë është mbyllur sërish, Labinoti qëndron në shtëpi me dy fëmijët e tij dhe Marigona shkon në punë. Këtë periudhë e përshkruan si një periudhë që e ka bërë të mësojë shumë për fëmijët dhe për vetën si baba.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz labinot rexhepi periudha e pandemis labinot rexhepi periudha e pandemis

Sondazh

Poll