Art&Argëtim

U kujdes për çdo detaj, “makina arkivol” që u modifikua prej 16 vitesh nga Princ Philip

16 Prill 2021, 19:19 Nga DOSJA
U kujdes për çdo detaj, “makina arkivol” që u

BRITANI– Një ditë para ceremonisë zyrtare të varrimit të Princ Philip një tjetër detaj është zbuluar.

Makina Land Rover Defender e modifikuar nga Princi Philip, do të mbajë arkivolin e tij. Duka i Edinburgut, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, punoi për modifikimin e mjetit për 16 vjet, duke filluar nga viti 2003.

Duka u kujdes që makina e tij mortore të mbante disa tipare të zgjedhura nga ai vetë. Më e rëndësishmja, ai thuhet se projektoi pjesën e pasme të hapur duke përfshirë pajisjet prej gome dhe argjendi që do të sigurojnë arkivolin e tij në udhëtimin e tij për në Kapelën e Shën Gjergjit.

Duka përdori Land Rovers gjatë gjithë jetës së tij dhe e ka cilësuar atë si makinën e tij të preferuar të të gjitha kohërave. Nga zonat e konfliktit te fatkeqësitë humanitare, projektet e largëta kërkimore deri te tokat e fermave të vendit, automjeti më i njohur i Land Rover ka prekur shumicën e cepave të botës.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz vdes princi philip vdes princi philip

Sondazh

Poll