Politike

Maxhoranca rrëzon Metën për Vettingun në Polici. ‘Opozita e re’ akuza për marrëveshje Rama-Basha

16 Maj 2019, 06:53 Nga DOSJA
Maxhoranca rrëzon Metën për Vettingun në Polici.

TIRANË- Pas më shumë se 5 orësh debate ka përfunduar senca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Që në nisje të seancës janë betuar 12 deputetë të rinj, të cilët kanë zënë vendin e të larguarve të opozitës, por dhe eksponentëve të maxhorancës të cilët kandidojnë për kryetar bashkie.

Sot në Kuvend u betuan Eljo Hysko i cili mori mandatin e Rakip Sulit; Adriana Jakui i cili mori mandatin e Pjerin Ndreut; Florenc Spaho i cili mori mandatin e Nuri Belbës dhe Ardit Konomi që mori mandatin e Ilir Xhakollit. 

Të tjerët që janë betuar janë deputetët që vijnë nga listat e PD-së dhe LSI-së: Vasil Sterjovski- LSI, Edmond Stojku – LSI, Suzana Topi- LSI, Halit Valteri -PD, Selami Janishehu-PD, Besnik Troplini-PD, Krenar Rryçi-PD, Kostaq Papa-PD. 

Pas betimit të deputetëve, u zhvillua dhe interpelanca mes deputetit Lefter Maliqi dhe me ministren Etilda Gjonaj. Maliqi hodhi akuza të forta për drejtorin e burgjeve, ku tha se ai kërcënon punonjësit. Ndërsa ministrja u shpreh se dy burgje do të mbyllen pasi nuk plotësojnë kushtet.

Maxhoranca mes debateve dhe akuzave për opozitën se po pengon integrimin dhe po shkatërron ekonominë me anë të protestave, është votuar dhe projektvendimi “Për miratimin e fondit nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesmarrëse në zgjedhjet vendore të vitit 2019”. Në fund maxhoranca e ndihmuar dhe nga disa opozitarë ka rrëzuar dekretin e Metës për Vettingun në Polici.

(J.V. K.M. A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betohen deputetet e rinj elisa spiropali eljo hysko etilda gjonaj leter maliqi seanca plenare 16 maj 2019 vettingu ne polici betohen deputetet e rinj elisa spiropali eljo hysko etilda gjonaj leter maliqi seanca plenare 16 maj 2019 vettingu ne polici

Sondazh

Poll