Politike

‘Flas me Bashën deri sa dëgjoj gërrhitje..’/ Rama “tregon” prapaskenat e takimeve me kryedemokratin: Shihemi në sy!

17 Prill 2021, 20:18 Nga DOSJA
‘Flas me Bashën deri sa dëgjoj gërrhitje..’/ Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një “intervistë” duke treguar detaje nga “patronazhimi” që i bën kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në Klanifornia, kreu i qeverisë shtoi në takimet me Bashën nuk fliste dot për shkak të Sali Berishës dhe Ilir Metës. 

PJESË NGA EMISIONI:

Na trego detaje nga patronazhimi i Bashës?

Rama: Nga ora 8:30 ai vesh pizhamat dhe bëhet gati që të futet në krevat dhe aty e dëgjon zërin tim si ninullë. Nuk ta them dot. Po është password për gjumë. Kur i dëgjoj gërhitjen, e marr edhe njëherë në orën 9:30 për t’i nxjerrë gjumin.

Çfarë ndodh në takimet me Luli? Luani playstation, pini verë?

Rama: Si nuk të vjen turp? Kur takohemi me Lulin, shikojmë njëri-tjetrin dhe flasim në sy. Ai nuk flet dot, dhe flet me sy. Se ka doktorin me hije. Ka edhe atë tjetrin. Liken! Kur vjen Likja, Luli trash zërin!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 17 Prill 2021, 17:42

DURRËS– Kryeministri Edi Rama, paraditen e sotme, ka zhvilluar një aktivitet politik në Durrës, ku nuk kanë munguar as batutat. Gjatë fjalës së tij, kreu i...