Bota

Prekëse në Maqedoni/ Familja dhuron zemrën e vajzës për të shpëtuar një 20-vjeçar, babai: Jam i lumtur, djali është m

17 Prill 2021, 18:36 Nga DOSJA
Prekëse në Maqedoni/ Familja dhuron zemrën e vajzës për

MAQEDONIA E VERIUT– Ile Strezovski është 22 vjecari që është bekuar me shansin e dytë për jetë. Pas një ndërhyrje kirirgjikale disa orëshe ai tashmë ka një zemër të re.

Donatorja është një 20-vjecare e cila kishte humbur jetën në një aksident. Familja e saj kishte vendosur që të dhuronte organet. Babai i 22 vjecarit ka falënderuar familjen e donatores 20-vjecare dhe personelin mjekësor që kishte bërë ndërhyrjen kirurgjikale.

”Po jam i lumtur. Djali është mirë e vizitova. Së pari të falënderoj familjen e donatores që ia dhuruan zemrën djalit tim, falënderoj edhe personelin mjekësor që bëri transplantimin si dhe Ministrin Filipçe”- u shpreh babai.

Sipas KlanMacedonia, ekipi i mjekëve që deri në orët e mëngjesit kishin kryer operacionin në Klinikën për Kardiokirurgji ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai përmes Facebookut shpërndau një fotografi ku mjekët i përkulen 20 vjecares që kishte dhuruar organet, fotografi kjo që është bërë virale nëpër rrjetet sociale. Gjatë një konference në orët e pasditës Ministri dha detaje për këtë transplantim, sic e quajti historik, të zemrës.

“Gjatë ditës së djeshme, përkundër se ishin marrë të gjitha masat në mjekimin intenziv, fatkeqësisht nuk u arrit të shpëtohet jeta e 20 vjecares Bellcovska. Por familja e saj, përkundër dhimbjes së madhe, morën guximin dhe u pajtuan që t`ia dhurojnë organet. Pas selektimit  ishte gjetur kandidati për transplantim, e ai është 22 vjecari Ile Strezovski që vuante nga sëmundje e rëndë e zemrës”- tha Filipce.

Ky është transplantimi i dytë me sukses i zemrës nga një donator në Maqedoni. Në Maj të vitit të kaluar, zemra e 43-vjecares, Emilija Dinova, e cila gjithashtu kishte ndërruar jetë gjatë një aksidenti të trafikut, vazhdoi të rrahë në trupin e Ivan Ognenovskit.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora emilija dinova ile strezovski transplant zemre ne maqedoni venko filipçe emilija dinova ile strezovski transplant zemre ne maqedoni venko filipçe

Sondazh

Poll