Bota

Sinjal pozitiv nga Serbia, presidenti Vuçiç: Pres vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor

17 Prill 2021, 15:50 Nga DOSJA
Sinjal pozitiv nga Serbia, presidenti Vuçiç: Pres vazhdimin e

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se do të shkojë në Bruksel dy herë dhe se ai pret bisedime të mira dhe konstruktive, si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor.

Pak pas zgjedhjes së Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovë, ai duke folur për fatin e Marrëveshjes së Uashingtonit tha se është e qartë se kush nuk dëshiron dialog.

Vuçiç tha se Serbia nuk mund të pranojë kërcënime e shantazhe, por është gati për dialog.

“Sa i përket Serbisë, ajo gjithmonë respekton marrëveshjet e nënshkruara, dhe nëse dikush thotë se ai nuk është i interesuar në Bashkimin e Komunave Serbe, por se ai është i interesuar në bashkësinë e komunave midis Rugovës dhe Sharës, atëherë është e qartë se ai nuk dua dialog “, – theksoi Vuçiç.

Kurti në lidhje mbi dialogun me Serbinë ka thënë se procesi i dialogut është duke u zvarritur, pasi ata janë nxituar shumë. Kurti ka thënë se ata duhet që të jenë aktiv, ofensiv dhe të barabartë në kërkësa gjatë dialogut dhe se duhet që të tregojnë unitet para Serbisë pasi ata në dialog po përfaqësojnë Kosovën.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë.

(k.m/d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll