Aktualitet

Mediat britanike ndezin alarmin: Zhduket nëna shqiptare me vajzën 2 vjeçe, s’kishte miq, rrinte e izoluar (EMRAT)

16 Maj 2019, 09:13 Nga DOSJA
Mediat britanike ndezin alarmin: Zhduket nëna shqiptare me vajzën 2

BRITANI E MADHE- Nënë e bijë, Sebjana dhe Enisa Myzeqari janë shpallur të zhdukura.  Prej 2 prillit, mamaja 24-vjeçare dhe vajza e saj e mitur nuk janë parë në qytetin e Doncasterit.

Që prej asaj kohe 24-vjeçarja as nuk ka përdorur kartat e saj të telefonit ose të bankës dhe as është larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Alamri për zhdukjen e tyre u dha nga oficerët e strehimit lokal, të cilët vunë në lëvizje autoritetet vendase dhe shqiptare.  As në vendin tonë nuk ka ende asnjë gjurmë të dy të humburave.

“Jemi shumë të shqetësuar për to pasi nuk kanë dhënë asnjë shenjë se janë gjallë që prej 2 prillit,“-tha një oficer policie. 

Myzeqari u zhvendos nga Shqipëria tre vjet më parë por nuk dihet se për çfarë arsyeje ajo zgjodhi qytetin e Doncasterit. Enisa ishte e regjistruar në çerdhe, ndërsa nëna rezultonte se kryente një jetë shumë të izoluar nën shoqërinë e disa miqëve të ngushtë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enisa myzeqari sebjana myzeqari zhduket shqiptarja dhe e bija enisa myzeqari sebjana myzeqari zhduket shqiptarja dhe e bija

Sondazh

Poll