Art&Argëtim

Lajm i trishtë/ Humb jetën në moshën 52-vjeçare aktorja, Helen McCrory, bashkëshorti: Jam zemërthyer që pas betejës her

16 Prill 2021, 16:11 Nga DOSJA
Lajm i trishtë/ Humb jetën në moshën 52-vjeçare

BRITANI– Aktorja e talentuar britanike, Helen McCrory ka humbur jetën në moshë 52-vjeçare.

Sipas Mirror, McCrory cila luajti si matriarkja e Peaky Blinders, Aunt Polly dhe si Clair Dowar në filmin Skyfall 2012 James Bond, vdiq papritur pak pasi u diagnostifikua me kancer.

“Unë jam zemërthyer për të njoftuar se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme që është Helen McCrory ka vdekur e qetë si në shtëpi, e rrethuar nga një valë dashurie nga miqtë dhe familja “.- ka njoftuar bashkëshorti i saj Damian Lewis.

Helen ishte martuar me aktorin Lewis që nga viti 2007 dhe kanë dy fëmijë, vajzën Manon, 14 vjeç dhe djalin 13-vjeçar Gulliver.

Dalja e saj e fundit në publik ishte në episodin e 12 Marsit në Good Morning Britani, në të cilën ajo dhe ylli i Homeland, Damian folën për punën e tyre bamirëse.

Ajo ndezi dyshime nga fansat në atë kohë pasi Kate Garraway theksoi se ajo dukej pak më  e zbehtë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz damian lewis helen mccrory kate garraway damian lewis helen mccrory kate garraway

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Prill 2021, 10:39

7 fjalimet me të këqija të mbajtura në Oscar

SHBA- Nata e ndarjes së çmimeve Oscar shoqërohet ndër të tjera me shumë batuta dhe të qeshura. Një moment kulminant i mbrëmjes është dhe ai i fjalimit pa...