Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 44-vjeçari në Kurbin

16 Maj 2019, 07:18 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet

Kurbin: Në prangat e policisë së Kurbinit ka rënë një 44-vjeçar me iniciale H.I pasi Gjykata në Padova të Italisë ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij. Ai akuzohet në Itali për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sherbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane,arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova/ Itali ka lëshuar Urdhërin e kërkimit ndërkombetar nr.6731, për veprat penale”Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 61,5,7,110,648 dhe 624 të Kodit Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akzuat për vjedhje arrestohet 44 vjecari h.i 44 vjeç akzuat për vjedhje arrestohet 44 vjecari h.i 44 vjeç

Sondazh

Poll