Aktualitet

Vettingu/ KPK rikonfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungzën

16 Maj 2019, 07:41 Nga DOSJA
Vettingu/ KPK rikonfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungzën.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo) pas raportit të DSIK dhe ILDKPKI, por edhe hetimi që bënë vetë vendosën që ta konfirmojnë në detyrë.

Prokurori Artan Shtrungza nuk rezultoi me probleme në asnjërën nga tre shtyllat e hetimit.

Shtrungza kaloi filtrin e pasurisë, integritetit dhe profesionalizimit duke u cilësuar si i denjë për të vijuar me detyrën në organin e akuzës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan shtrungza kpk vettingu artan shtrungza kpk vettingu

Sondazh

Poll