Politike

Edi Rama: Pandeminë e menaxhuam më mirë se Britania! Në raport me to i kemi shifrat ku e ku më të mira

16 Prill 2021, 05:17 Nga DOSJA
Edi Rama: Pandeminë e menaxhuam më mirë se Britania! Në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u pyet për strategjinë që ndoqi në përballjen me pandeminë që në valën e parë. Rama tha se ajo ishte më efektive se e Britanisë, ndërsa sa i takon fushatës së vaksinimit, tha se jemi të dytët pas Serbisë.

Pjesë nga intervista

Rakipi: Nuk morët masa për ta mbyllur vendin në kohën e zgjedhjeve.

Rama: Ne kemi qenë vendi i dytë në Europë që kemi bërë mbylljen e shkollave. Ne prandaj shpëtuam. E di ça do ishte bërë këtu? Kataklizëm!

Rakipi: Na mbylle në mars me 3-4 vdekje, erdhën vdekjet dhe t’u bënë mullar. U rritën dhe ti nuk e mbylle vendin.

Rama: Më pëlqen ky timbri i prokurorit… Është një debat botëror ekuilibri mes mbylljes dhe ruajtjes së ekuilibrave psikologjikë. Në raport me Britaninë, ne i kemi shifrat ku e ku më të mira, flas për frymë. Menaxhimi ynë është më i mirë se i Britanisë. Ishte një nga menaxhimet më të habitshme. Britania hyri në një avantazh të madh sepse siguroi vaksinimin masiv. Duke mos qenë pjesë e BE-së, negocoi vetë. Ne në rajon mbetemi në vendin e parë për menaxhimin. Për vaksinimin, Serbia filloi para nesh, pastaj jemi ne të dytët.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll