Politike

Gjyqi i Becchettit, Rama bën PREMTIMIN: Mbajeni shënim! Do paguajë një për një dëmet, nuk flas dot më shumë…

15 Prill 2021, 21:12 Nga DOSJA
Gjyqi i Becchettit, Rama bën PREMTIMIN: Mbajeni shënim! Do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar se biznesmeni italian Francesco Becchetti nuk do t’i marrë kurrë paratë që ka fituar nga gjyqi ndërkombëtar. Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, Rama tha se qeveria shqiptare po përgatitej për lëvizjeb e radhës por nuk mund të jepte detaje.

Ndërsa shtoi në fjalën e tij se italiani do të paguante një më një të gjithë dëmin që i ka shkaktuar vendit.

“Ato lekë nuk ka për t’i marrë kurrë. Kjo përballje nuk ka mbaruar. Sesi nuk do ta them tani. Mbajeni shënim. Ai do paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve. Dhe jo në rrugë mediatike. Më shumë nuk flas. Unë jam nga ata që kur them çfarë nuk do lejoj të ndodhë, nuk e luan topi. Është strategji e skuadrës që ne kemi për këtë punë. Është skuadër avokatësh dhe ekspertësh ndërkombëtarë. 110 mln eurot do t’i harrojë se nuk ka për t’i marrë. Dëmet do i paguajë. Më lejo të të kujtoj diçka. Mbase do ta kujtosh dhe do ta pranosh këtu. Ishte ndërmarrje ku u rekrutuan me rroga marramëndëse. Ça opozite bënin ata?,”-tha Rama.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama gjyqi i bechettit edi rama gjyqi i bechettit

Sondazh

Poll