49 dekorata në 22 ditë, Meta: Dekorova dhe babain e ministres Balluku
15 Prill 2021, 22:13Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta është pyetur në emisionin “Opinion”, lidhur me numrin e lartë të dekoratave të dhëna prej tij, veçanërisht gjatë 22 ditëve të fundit.
Gazetarja Fatjona Mejdini tha se sipas statistikave në 22 ditët e fundit, Presidenti Meta ka dhënë 49 dekorata për njerëz të gjallë dhe të vdekur.
“Paraardhësit tuaj këtë numër e kanë dhënë për 5 vite. Në 4 vite ju keni dhënë më shumë se 1 mijë dekorata. A është kjo influencë politike, që po e përdorni këtë numër dekoratash për të pasur përfitim politik”, pyeti gazetarja.
Presidenti e cilësoi dhënien e dekoratave një aspekt të punës së tij, duke shtuar se gjithçka është bërë bazuar në kritere.
“Kjo është qesharake. Është funksion i presidentit. Ata nuk kanë këtë shqetësim, atyre shqetësimi ju lindi kur u dekorua Avni Rustemi, që nuk ishte dekoruar asnjëherë. Unë dekorova dhe babain e ministres Balluku. Sepse ma sollën, sepse ka qenë kampion”, u shpreh Presidenti duke shtuar se në këtë situatë që parlamenti nuk ka shumë ligje, një nga detyrat e presidentit është dhe kjo.
Marrë nga Opinion.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përkufizuar marrëdhënien që ka me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Të paekspozuari...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se kur do ta marrë vaksinën anti-COVID.E ftuar në emisionin “Absolut 4”, ajo ka bërë ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur për rolin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në fushatën elektorale në Shqipëri. I ftuar në emisioni...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar se biznesmeni italian Francesco Becchetti nuk do t’i marrë kurrë paratë që ka fituar nga gjyqi ndërkombëtar...
TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është e ftuara e gazetarit Sokol Balla në “Real Story”. Në studio, veç Kryemadhit, të ftuar janë edhe dy ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha sot në ‘Real Story’ se bashkëbisedon në telefon me kreun e PD-së, Lulzim Basha, por tashmë ka ikur koha e show-t për të...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli rreth numrit të mandateve që mund të marrë në zgjedhjet e 25 Prillit.Ajo u shpreh se preferon numri...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me oligarkët në Shqipëri dhe paratë publike që ata marrin.I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ ai u py...