Bota

Kurti: Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën

15 Prill 2021, 14:14 Nga DOSJA
Kurti: Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë

KOSOVË– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi.

Në njoftim thuhet se “Aliferi e uroi për fitoren në zgjedhje dhe për stabilitetin që kjo fitore ka sjellë në vend”.

“Ajo i solli kryeministrit Kurti letër falënderimin e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për urimin që i ka bërë atij me rastin e 200- vjetorit të revolucionit grek. Ai i vlerësoi lart marrëdhëniet me Greqinë dhe angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti me anëtarësimin në BERZH”,- thuhet në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit.

Tutje në njoftim thuhet se “kryeministri Kurti kërkoi që të zgjerohet dhe të thellohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral dhe që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën”.

“Znj. Aliferi e informoi kryeministrin Kurti për ftesën që Greqia i ka bërë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për të vizituar Greqinë. Duke folur për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, ajo potencoi faktin se javën që vjen virtualisht do të mbahet forumi i tretë ekonomik mes Greqisë dhe Kosovës”. – thuhet në njoftim.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti chryssoula aliferi njohja e kosoves albin kurti chryssoula aliferi njohja e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2021, 13:59

Albcoin, lind dhe kriptomonedha e parë shqiptare

“Ata, janë Mbinjeriu i Niçes”,- thoshte për shqiptarët Henry Noel Brailsford, një gazetar britanik rreth viteve 20’. Ndonëse, një shekull më vonë Mbinjer...

Bota 15 Prill 2021, 13:50

SERBI– Ambasadori serb në Moskë, Miroslav Lazanski tha të mërkurën se Serbia shpreson që presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Beograd në maj.Sipas medi...