Bota

Greqi/ Arrestohet një shqiptar në Kretë, tentoi të rrëmbente një 18-vjeçare në mes të rrugës

15 Prill 2021, 13:40 Nga DOSJA
Greqi/ Arrestohet një shqiptar në Kretë, tentoi të

GREQI– Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se tentoi të rrëmbente një 18-vjeçare greke në Kretë.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur të Martën në mbrëmje kur 18-vjeçarja po shkonte në shtëpi kur i riu shqiptar tentoi ta fuste atë me dhunë në makinë.

“Familja ime vendosi të publikojë të gjitha detajet e kësaj ngjarje dhe aventurën që vajza ime pësoi, sepse ne besojmë se kjo do t’i japë fund këtyre sjelljeve anormale, pasi që ne jemi të sigurt se është vetëm çështje kohe që autori të arrestohet. Ne u kërkojmë grave dhe vajzave të reja që lëvizin natën në këtë zonë të mos qëndrojnë kurrë vetëm, derisa të zbulohet identiteti dhe veprimet e këtij burri dhe derisa të sillet para drejtësisë, për të cilën ne do të apelojmë,”– tha babai i vajzës 18-vjeçare.

Aktualisht nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit, ndërkohë sipas policisë ditën e sotme ai do të paraqitet pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Lassithi për t’u komunikuar masa paraprake.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora shqiptari tenton te rrembej greken shqiptari tenton te rrembej greken

Sondazh

Poll