Bota

Raundi i 63 i takimeve me Greqinë, Ministri i Jashtëm turk: Jemi të lumtur të presim Dendias në Turqi 

15 Prill 2021, 12:30 Nga DOSJA
Raundi i 63 i takimeve me Greqinë, Ministri i Jashtëm turk: Jemi

GREQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka thënë se është i lumtur për vizitën homologut të tij grek Nikos Dendias për të filluar raundin e 63-të të takimeve me Greqinë. NTV shkruan se gjatë një intervistë Çavuşoğlu tha se është shumë e rëndësishme mes dy vendeve të vazhdohet dialogu si dhe duhet që të adresojnë çështjet nuk mund të zgjidhen nëpërmes dialogut.

“Jemi të lumtur që të mirëpresim Dendias në Ankara për të diskutuar mbi Detin Egje, Qipron dhe Mesdheun Lindor në një atmosferë të ndershme. Është e rëndësishme që të vazhdojmë me dialogun. Është e rëndësishme të vazhdojmë dialogun si dy vende fqinje. Duhet që të adresojmë çështjet që nuk mund të zgjidhim në Egje dhe Mesdhe përmes dialogut”, tha ai.

Bisedimet teknike mes palëve u rikthyen më 25 Janar kur u zhvillua raundi i 61-të në Stamboll, pas 5 vitesh ndërprerjeje. Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar 62 raunde bisedimesh, por pa sukses. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dialogu greqi turqi mevlüt çavuşoğlu nikos dendias dialogu greqi turqi mevlüt çavuşoğlu nikos dendias

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2021, 11:44

DW: Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan

“Zgjidhje” titullohet paragrafi i një “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa...