Bota

E tmerrshme në Brazil! Pacientët me Covid intubohen pa qetësues, infermjerja: Ata përjetojnë çdo gjë

15 Prill 2021, 12:08 Nga DOSJA
E tmerrshme në Brazil! Pacientët me Covid intubohen pa qetësues,

BRAZIL- Pacientët e infektuar me Covid në Brazil që janë në gjendje të rëndë shëndetësore intubohen në mënyra alternative për shkak të mungesës së qetësuesve. Otempo shkruan se këtë e ka bërë të ditur një inferimere e cila ka folur në kushtet e anonimitetit.

Ajo ka thënë se në mungesë të qetësuesve ata i lidhin me zinxhirë në krevata pacientët dhe kur intubohen ata ndjejnë çdo gjë që u ndodh. Ajo gjithashtu tha se ka dhe disa pacientë humbin jetën gjatë procesit, për shkak të dhimbjes së madhe që ndjejnë.

“Ata janë të zgjuar, pa qetësues, të intubuar, me duart e tyre të lidhura në shtrat dhe duke na lutur që të mos i lëmë të vdesin. Ne nuk kemi ilaçe, nuk kemi qetësues për pacientët e sëmurë dhe fatkeqësisht, shumë prej tyre nuk ia dalin të mbijetojnë. Ne, punonjësit shëndetësorë, po ndihmojmë në dëshpërim, duke qarë, sepse nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk kemi shiringa, madje as age,” tha infermjerja.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Brazil janë regjistruar 13,677,564 persona me Covid, ndërsa 362,180 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid ne brazil pacientet me covid covid ne brazil pacientet me covid

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2021, 11:44

DW: Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan

“Zgjidhje” titullohet paragrafi i një “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa...