Bota

Vrau me armë 20 vjeçarin me ngjyrë, lihet e lirë oficerja në SHBA në këmbim të 100 mijë dollarëve

15 Prill 2021, 08:53 Nga DOSJA
Vrau me armë 20 vjeçarin me ngjyrë, lihet e lirë oficerja

SHBA- Kim Potter është ish-oficerja që qëlloi për vdekje 20-vjeçarin Daunte Wright para disa ditësh. BBC shkruan se ajo është lënë e lirë me kusht ditën e sotme duke paguar 100 mijë dollarë.

Nga Prokuroria ajo akuzohet për vrasje të shkallës së dytë, ndërkohë që ajo vetë është shprehur se e tërhoqi këmzën e armës pa dashje. Ndërsa avokati i familjes Wright, Ben Crump tha se vrasja ishte një “përdorim i qëllimshëm, dhe i paligjshëm i forcës”.

Potter dhe shefi i policisë lokale Tim Gannon kanë dhënë dorëheqjen pas ngjarjes. Vrasja ka shkaktuar përplasje midis policisë dhe protestuesve në Brooklyn Center, një periferi e Minneapolis, disa qindra demonstrues sfiduan përsëri një shtetrrethim për t’u mbledhur jashtë selisë së policisë.

20-vjeçari u vra para disa ditësh në Minneapolis nga një efektiv policie. Policia pas vrasjes së tij tha se 20-vjeçari nuk iu bind urdhërit të policisë pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota daunte wright kim potter daunte wright kim potter

Sondazh

Poll