Bota

“Na mungon”, Ramush Haradinaj kujton vëllanë e vrarë në luftë: Shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u ndanë padrej

15 Prill 2021, 08:23 Nga DOSJA
“Na mungon”, Ramush Haradinaj kujton vëllanë e vrarë

KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllanë e tij, Enverin, që është vrarë më 15 prill të vitit 2005.

Në një postim në ‘Facebook’, ish-presidenti shkruan se shumë shqiptarë të mirë u ndanë padrejtësisht nga lufta, ndërsa shprehet se i mungon shumë.

Enver vëlla, shumë shqiptarë të mirë, pas luftës u ndanë padrejtësisht nga ne”, ka shkruar Haradinaj krahas fotos së vjetër.

 

Vrasja e vëllait të ish- kryeministrit, Ramush Haradinaj, Enverit, ende ka mbetur pa u zbardhur. Hetimet për këtë rast u mbyllën shpejt, pa u gjetur vrasësi. Enver Haradinaj u vra në vitin 2005 në afërsi të fshatit Raushiq.

Kur Enver Haradinaj u vra, vëllezërit e tij Ramush e Daut Haradinaj, ishin duke u përballur me akuza që iu ngarkuan atë kohë të dyve. Ramushi në Hagë, e Dauti në burg për krime lufte.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora enver haradinaj ramush haradinaj enver haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll