Bota

“Ti nuk je vetëm”, berberi bën gjestin human, qethet tullac për t’u solidarizuar me kolegun e tij i cili vuan nga kance

14 Prill 2021, 17:37 Nga DOSJA
“Ti nuk je vetëm”, berberi bën gjestin human, qethet

SPANJË-Joel Ortega, një berber nga Spanja ka prekur zemrat e shumë njerëzve me gjestin human që ai ka bërë për kolegun e ti,j Neftali Martin.

Gjatë kohës që ai po priste flokët e kolegut, i cili ishte i sëmurë me kancer dhe për shkak të kemioterapive i bien flokët, shkurtoi edhe flokët e veta në mënyrë që ti tregojë shokut të tij që nuk ësshtë vetëm në këtë luftë më kancerin.

Sipas DailyMail, në videon e publikuar në Instagram ai dëgjohet duke i thënë shokut të tij “Ti nuk je vetëm”.

“Për mua, Joel nuk është thjesht një koleg pune, ai është vëlla” –shkroi Martin.

Gjatë një videojë tjetër të publikuar në Instagram, berberi i sëmurë tregoi se Ortega i ka thënë se do të vazhdojë që ta rruajë kokën bashkë me të derisa të përfundojë trajtimin mjekësor.

Ndërkohë përveç Ortegës edhe katër berberë të tjerë i kanë rruar kokat për t’u solidarizuar me kolegun.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota -joel orgeta beteja kunder kancerit neftali martin. -joel orgeta beteja kunder kancerit neftali martin.

Sondazh

Poll