Bota

“Nuk ka ndarje brenda koalicionit qeverisës në Malin e Zi”, Abazovic flet rreth krizës politike në vend

14 Prill 2021, 16:52 Nga DOSJA
“Nuk ka ndarje brenda koalicionit qeverisës në Malin e

MAL I ZI– Zv kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka folur rreth situatës politike në vend pas skandalit me ministrin e drejtësisë.

“Nuk ka ndarje brenda koalicionit qeverisës në Malin e Zi”,- tha Abazovic.

Abazovic u tha mediave se e kupton që opozita po nxjerr në pah tema që nuk mund t’i mbaronte në mandatin e saj.

“Për të futur mosmarrëveshje, me qëllim të mbrojtjes së kapitalit të tij, por edhe ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposavic, ai duhej ta bënte këtë”,- tha Abazovic.

Ai beson se Leposavic “bëri shkelje” lidhur me deklaratat për Srebrenicës dhe se i takonte kryeministrit Zdravko Krivokapic të vlerësonte se çfarë masash do të merrte.

“Ai e mori vendimin dhe tani duhet të shohim se çfarë implikimesh do të ketë vendimi në reflektimin e shumicës politike”, – tha Abazovic.

I pyetur nëse qeveria ka një qëndrim të përbashkët mbi çështjen e Srebrenicës, Abazoviq tha se qeveria ka një qëndrim që të gjithë duhet të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

“Dhe jo vetëm gjykatat ndërkombëtare, por edhe të gjitha ato vendime që kishin një lidhje direkte ose indirekte me vendin tonë, kaluan nëpër institucionet tona”, – shtoi Abazovic.

Ai theksoi se parlamenti malazes miratoi Deklaratën mbi Gjenocidin në Srebrenicë dhe se duhet t’i përmbahet asaj.

“Është diçka që është çështje absolute e parimit”,- përfundoi Abazovic.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dritan abazovic kriza ne mal te zi vladimir leposavic zdravko krivokapić dritan abazovic kriza ne mal te zi vladimir leposavic zdravko krivokapić

Sondazh

Poll