Politike

Sfida ndaj shqiptarëve! Yuri Kim: Më thonë u ka ardhur në majë të hundës, ta provojnë më 25 prill. Të votojnë ndryshi

13 Prill 2021, 20:11 Nga DOSJA
Sfida ndaj shqiptarëve! Yuri Kim: Më thonë u ka ardhur në

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka kërkuar nga shqiptarët që të tregojnë në zgjedhje se u ka ardhur në majë të hundës krimi dhe politika e korruptuar. Në emisionin “Përballë”, ajo është shprehur se 25 prilli është momenti kur shqiptarët të tregojnë se janë kundër kriminelëve dhe të votojnë për ndryshimin.

Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti,”-tha Kim.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll