Politike

Ç’e shqetësoi ambasadoren? Yuri Kim sqarohet pas intervistës: Po shoh ca tituj… Paralajmëruam ata që shesin votat dhe f

13 Prill 2021, 20:08 Nga DOSJA
Ç’e shqetësoi ambasadoren? Yuri Kim sqarohet pas

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është shqetësuar nga titujt e mediave pas një interviste të saj lidhur me zgjedhjet në Shqipëri. Kim ka sqaruar deklaratën e saj në rrjetin social të Twitter-it, duke u shprehur se Amerikanë nuk mbështet asnjë parti apo kandidat të veçantë.

Sipas saj, SHBA-të paralajmërojnë vetëm ata që duan të blejnë votat e qytetarëve për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve.

Po shoh disa tituj të pavërtetë. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat ose parti të veçantë – mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit,”-shkruan Kim. 

Por çfarë tha ambasadorja që u keqkuptua?

Mbrëmjen e sotme, e ftuar në emisionin “Përballë” ajo është shprehur se 25 prilli është momenti kur shqiptarët të tregojnë se janë kundër kriminelëve dhe të votojnë për ndryshimin.

Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti,”-tha Kim. Mesa duket “votoni për ndryshim” është kuptuar sikur ambasadorja Kim po sygjeron një votë kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo pasi fraza përkon me sloganin e PD-së për zgjedhjet parlamentare. 

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll