Ambasadorja Kim flet PA EMRA: SPAK ka informacion mbi listën e zezë, i ndalohet HYRJA në SHBA 3 ish-zyrtarëve shqiptarë
13 Prill 2021, 18:52Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, thotë se organet e drejtësisë në Shqipëri, përfshirë dhe SPAK, kanë në dispozicion informacion mbi listën e zezë që i ndalon hyrjen në SHBA tre ish zyrtarëve shqiptarë nën akuzën e korrupsionit. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë” në RTSH1-HD, zonja Kim shton se “institucionet ligjzbatuese nuk kanë kurajo të veprojnë me këto raste.”
“Ajo që mungon është – të jem e ndershme – ajo që mungon është kurajo. Dhe mendoj se kemi pasur raste kur është treguar kurajo. Mendoj se duhet të shohim më shumë. Kam besim që investimi i Amerikës tek reforma në drejtësi, tek SPAK, do t’ia vlejë por ky është një moment i vështirë. Siç e them shpesh, reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur por po fillojmë të shohim rezultate. SPAK ka nxjerrë raportin e parë vjetor dhe deri tani kanë raportuar se kanë bërë 588 ndjekje penale, kanë konfiskuar pasuri me vlerë 70 milionë euro. Kanë hetuar 746 individë. Kanë dërguar shumë prej tyre në gjykatë dhe 114 janë dënuar deri më sot.”– tha ambasadorja Kim.
Në harkun kohor të një viti, DASH u ka ndaluar hyrjen në SHBA tre ish zyrtarëve shqiptarë me të njëjtin motiv, përfshirjen në akte korrupsioni të rëndësishëm. Në vendimin e DASH, thuhej se “Sekretari i Shtetit kur ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj kanë qenë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, atij individi dhe familjarëve të afërt të tij, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GJIROKASTËR– Partia Socialiste vijon me fushatën elektorale në të gjithë qarqet e vendit, ku edhe zhvillon takim me qytetarët. Sot, ministri i Brends...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një tjetër spot për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Në videon e publikuar shfaqet kryedemokr...
TIRANË– Skandali i mbledhjes së të dhënave të 900 mijë qytetarëve të Tiranës ka shokuar opinionin publik, por mesa duket qytetarët e thjeshtë nuk janë të v...
TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli duket se është përfshirë më shumë se kurrë në këtë fushatë elektorale. Gjatë një a...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një gabim me urimin ndaj besimtarëve myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit. Sot, në rrjetin e tij social Faceboo...
Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali pranon se Partia Socialiste ka një databazë me të dhënat e votuesve por tregon se informacionet nuk j...
KAVAJË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka biseduar me të rinj në Vilë Bashtovë të Kavajës. Të rinjtë ngritën problematikat që hasin sot dhe i drejtuan pyetje B...