Art&Argëtim

‘Overdozë’, Ardian Bujupi përfundon në spital, këngëtari poston fotot nga shtrati: I urrej….

13 Prill 2021, 06:48 Nga DOSJA
‘Overdozë’, Ardian Bujupi përfundon në spital,

GJERMANI– Këngëtari Ardian Bujupi ka përfunduar në spital për shkak të overdozës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të postimeve në Instastory. Ardiani ka publikuar një foto duke marrë serum, krahas së cilës ka shkruar “I urrej spitalet”. Më pas këngëtari ka ndarë një foto tjetër me mbishkrimin “Overdozë”.

Ai ka ndarë dhe një foto tjetër në të cilën shkruan se tashmë është më mirë.

“Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani.

Ndoshta postimi mund të jetë bërë në kuadër të ndonjë videoklipi të ri që ai po xhiron, dhe ka zgjedhur këtë mënyrë për ti bërë promovim…Na mbetet të presim për ndonjë lajm të mirë që mund të përgënjeshtrojë lajmin e overdozës…

(A.b)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz ardian bujupi ardian bujupi

Sondazh

Poll