Art&Argëtim

“Ishte çmenduri!”/ Miku i Princit Philip zbulon se çfarë mendoi duka për intervistën e Harry dhe Meghan

12 Prill 2021, 12:37 Nga DOSJA
“Ishte çmenduri!”/ Miku i Princit Philip zbulon se

BRITANI– Princi Philip mendonte se Harry dhe Meghan Markle ishin gabim kur hoqën dorë nga Pallati Mbretëro, por mbështeti dëshirën e nipit të tij për t’i bërë gjërat siç ai donte.

Sipas një miku të vjetër të Princit Philip, duka mendonte se plani i Harry dhe Meghan për t’u bërë financiarisht të pavarur në SHBA ndërsa ende mbështeste Mbretëreshën ishte “naiv”.

Por Philip e ka pranuar vendimin e nipit të tij dhe ka thënë “është jeta e tij”, shkruan The Mirror.

Pas vdekjes së Philip, miku i tij Gyles Brandreth ka zbuluar se çfarë mendonte me të vërtetë duka për intervistën me Oprah Winfrey, ku e ka cilësuar atë si ‘çmenduri’.

Harry është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në varrimin e Philip të shtunën dhe thuhet se është duke u vetë-izoluar në një vilë në ambientet e Pallatit Kensington, ku jeton vëllai i tij më i madh Princ Ëilliam, 38 vjeç. Meghan do të qëndrojë në shtëpi në Montecito, California, sepse është shtatzënë dhe mjeku i saj e këshilloi që ajo të mos udhëtonte.

Princi Philip ka ndërruar jetë ditën e premte në moshën 99-vjeçare. Ai mbylli sytë përgjithmonë vetëm disa javë pasi doli nga një spital i Londrës, ku edhe u trajtua për zemrën, dy muaj para 100-vjetorit të lindjes. Lajmi u konfirmua nga Pallati Buckingham.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz intervista e meghan markle vdekja e princ philip intervista e meghan markle vdekja e princ philip

Sondazh

Poll