Art&Argëtim

ME VIDEO: Anxhela Peristeri: Stërgjyshi im ishte grek. Shqipëria është atdheu im, por…

12 Prill 2021, 18:38 Nga DOSJA
ME VIDEO: Anxhela Peristeri: Stërgjyshi im ishte grek. Shqipëria

TIRANË– Përfaqësuesja e vendit tonë në Eurovizion, Anxhela Peristeri ka dhënë një intervistë per mediat greke, ku dhe ka jetuar e punuar për disa vite.

Në një lidhje me Ept1, ajo zbuloi se stërgjyshi i saj ka qenë grek dhe ndaj sipas saj ajo ka mbiemër grek.

Edhe pse përfaqëson Shqipërinë ajo u shpreh se gjithmonë e ka adhuruar Greqinë ku dhe ka jetuar për shumë vite.

Pershëndetje, jam Anxhela Peristeri dhe përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision sivjet me këngën “Karma”.  Çfarëdo jep, merr prandaj dhe ne duhet t’ju bëjmë mirë të tjerëve që të marrim mirësi. Unë dhe kompozitori im Klejdi Bahiti kishim menduar çdo vit që të merrnim pjesë por gjithmone ishim shumë të zënë. Sivjet me shkakun e pandemisë kishim kohë dhe zgjodhëm një kenge midis 2 -3 që shkruajtëm dhe shkuam në konkurs. Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin  pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira.’’– tha Peristeri.

Peristeri do të këndojë këngën fituese të RTSH-së, ‘Karma’ e 11-ta në natën e dytë finale të Eurovizion 2021, i cili do të mbahet në Hollandë pas një viti pezullim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri eurovizion 2021 klejdi bahiti anxhela peristeri eurovizion 2021 klejdi bahiti

Sondazh

Poll