Politike

Edhe pse pranoi se nuk ka patur ndikim Berisha e pranon: Unë do ta bëja ndryshe listën e PD-së

12 Prill 2021, 20:54 Nga DOSJA
Edhe pse pranoi se nuk ka patur ndikim Berisha e pranon: Unë do ta

TIRANË– Duke theksuar se nuk ka patur asnjë ndikim në hartimin e listave të PD, ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se ai do ta kishte formuluar ndryshe atë.

I ftuar në emisionin “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Berisha vlerësoi se në listën e PD ka personalitete që do t’i sigurojnë fitoren opozitës.

“Unë nuk kam patur as në listën e 2017, as në listën e 2021, absolutisht asnjë influencë. Kjo është parimore për mua sepse kryetari i PD dhe kryeministri i ardhshëm, ka tagrin e plotë të zgjedhë ekipin e tij. Sali Beriasha nuk merr asnjë funksion përsipër. Kryetari i PD ka reflektuar dhe ka organizuar një procedurë për listat, të paprecedentë ndonjëherë në historinë e vendit. Listat u përzgjodhën me një komision të caktuar, u votuan një anëtar, një votë, u rikthyen dhe lista prej 320 kandidaturash u finalizua nga komisioni i ngarkuar. Miratimin përfundimtar e dha kryetari dhe Kryesia e partisë. Unë e vlerësoj qartësisht pozitive listën, por jo unë, por edhe çdo njeri, do ta bënte të ndryshme listën. Lista që paraqiti Basha në këto zgjedhje është lista që ka patur impaktin më pozitiv tek Anëtarësia dhe strukturat e PD. Kjo listë ndryshon nga ajo e 2017 nga një proces kryekëput transparent që është zhvilluar ndonjëherë për listat. Kandidaturat janë shumë të mira dhe janë pëlqyer. Strukturat nuk patën kundërshti dhe e mirëpritën listën përfundimtare. Kandidatët tanë takohen me qytetarët dhe tregon se kanë një respekt dhe mirëbesim të qytetarëve.”– tha Berisha

Marrë nga VizionPlus.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021 sali berisha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 12 Prill 2021, 20:28

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo tha se ndërhyrja e parë që do të bëjë në shëndetësi d...